Tiranë - Një 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i cili falsifikonte viza shqiptare dhe i shiste është arrestuar nga blutë e kryeqyetit. I riu është identifikuar si Anderson Tra.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet Yvan Zouzou gjithshtu nga Bregu i Fildishtë dhe shqiptari Artan Ruci.
Anderson Tra - organizatori në bashkëpunim me dy të tjerët ua shisnin vizat e falsifikuara, emigrantëve nga Vendet e Treta, me vlerën 1000 euro për dokument.
Operacioni u kodua 'Itinerari'.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për disa raste të sigurimit dhe shitjes së dokumenteve false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Itinerari”.
Gjatë periudhës hetimore u dokumentuan 7 raste të veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin viza për të hyrë në Shqipëri dhe ua shitnin ato, emigrantëve nga Vendet e Treta, me 1000 euro për dokument.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u ndalua organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe u proceduan penalisht shtetasi Y. Z., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, në këtë fushë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









