Sipas policisë, Avdyl Canalia 79 vjeç është denoncuar se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.
Pas njoftimit policia mbërritur në banesë, ndërsa gjatë kontrollit janë gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri, 105 fishekë dhe 60 copë kapsolla.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.
Armet dhe municionet e sekuestruara
dy.b/shqiptarja.com