Vijon operacioni për sekuestrimin e makinave luksoze që janë vendosur me veprimtari të paligjshme ose janë të trafikuara.
 
Në Tiranë dhe në Fier brenda ditës së sotme janë bllokuar 24 makina luksoze, nga të cilat 2 të blinduara, ndërsa 3 persona janë arrestuar.
 
Në qytetin e Fierit, policia deklaron se 16 makina luksoze janë shoqëruar për verifikime, nga të cilat njëra është e blinduar, pasi dyshohen se mund të jenë të trafikuara.
 
Gjatë operacionit u arrestuan 2 persona, pasi gjatë shoqërimit të tyre në komisariat për shkeljet e konstatuara, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
 
Të arrestuarit janë Eldison H. 21 vjeç, banues në Fier dhe Idris S. 46 vjeç, banues në Lushnje.
 
Ndërsa në Tiranë janë bllokuar 7 makina luksoze dhe një e blinduar, ndërsa nje person u arrestua gjate operacionit.
 
Operacioni "Vjeshtë 2017" është shtrirë në të gjithë vendin nga Elbasani në Vlorë, Sarandë dhe qytete të tjera, ndërsa janë bllokuar disa makina, vila, apartamente dhe llogari bankare që dyshohet se janë vendosur me veprimtari të paligjshme, pasi nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave.


[gallery]23996[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com