Një specialist i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar ditën e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Shkëlzen Ndoi, të cilit i është vendosur një qese e tejdukshme në pragun e shtëpisë, brenda së cilës ishin 7 fishekë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, kur 47-vjeçari ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00, ka parë qesen me plumba dhe menjëherë është futur në banesë dhe ka lajmëruar uniformat blu.
Policia ka shkuar në banesën e Shkëlzen Ndoi ku ka marrë si provë 7 plumbat, të cilëve do t’ju bëhet ekspertiza për gjurmë gishtash.
Plumbat i janë vendosur te dera e shtëpisë specialistit të SHISH, për ta kërcënuar.
Dyshohet se ky kërcënim ka lidhje me detyrën e 47-vjecarit si punonjës i SHISH. Nuk përjashtohet edhe pista për ndonjë konflikt të mundshëm të Shkëlzen Ndoit.
Shkëlzen Ndoi: Nuk kam konflikte
Report Tv ishte pranë bllokut të pallateve ku banon punonjësi i SHISH, por asnjë prej banorëve në këtë zonë, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Jashtë kamerave ata shprehen se nuk e dinin as që 47-vjeeari ishte punonjës i SHISH.
Policia ana e saj ka marrë në pyetje Shkëlzen Ndoin, i cili është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
“Nuk kam konflikte me njëri, nuk e di pse plumbat u vendosen te dera e shtëpisë”,- u shpreh 47-vjecari, i cili ka dhënë një dëshmi të shkurtër të Polici.

Pallati ku banon specialisti i SHISH
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.05.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materaiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO