TIRANË - Ndërtesa e paautorizuar në Lulishten Mbretërore pranë Kinema Millenium në Tiranë është prishur. Njoftimi është bëri i ditur nga Ministria e Kulturës, e cila bën të ditur se zona ku është ndërtuar është zonë arkeologjike.

Në njoftim thuhet se specialistë të Sektorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare se në Zonën Arkelogjikë të Kalasë së Tiranës po zhvilloheshin punime të paautorizuara. Kjo drejtori iu drejtua Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me shkresën e datës 14.05.2015, ku bëhet me dije se subjekti “Folie” sh.p.k. po kryen punime të paautorizuara dhe kërkohet marrja e masave ndaluese si dhe vënia e gjobës ndaj subjektit.

Më tej në njoftim thuhet se me ankesën e datës 20.07.2015 paraqitur nga Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu shprehet shqetësimi për ndërtime pa leje nga shoqëria “Ida” sh.p.k. në ambientet e Lulishtes Mbretërore pranë Kinema Millenium, pronë e Familjes Mbretërore.

Pas kësaj ankese menjëherë u inspektua situata në vend nga specialistët e Sektorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe në datë 21.07.2015 iu drejtua shkresa e denoncimit dhe kallëzimit penal institucioneve të Ministrisë së Brendshme, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, e cila ka ndërhyrë për të prishur objektin e paautorizuar.
prishet pallati
prishet pallati
prishet pallati

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)