Drejtuesit e OSHEE, Njësia Tirana 1, kallëzuan sot në polici elektricistin Boris Tola, pasi hoqi matësin nga boksi dhe fshiu kilovatët e konsumuar të një abonenteje.
 
Ne polici është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ku rezulton debitor ndaj OSHEE prej disa muajsh.
 
Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën "Rruga Fortuzi", Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm.

Sakaq, nga kontrollet e vazhdueshme, vetëm në Tiranë, janë regjistrua në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
 
Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit.


dy.b/shqiptarja.com