TIRANE - Një makinë tip fuoristradë ka përplasur një motor në orët e para të mëngjesit pranë Stadiumit Dinano.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe më të cilën po lëvizte fuoristrada, ndërsa drejtuesit i motorit është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, pasi ka marrë plagë të rëndë.

Burimet spitalore bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekim të specializuar.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.

Redaksia online
(eç/db/shqiptarja.com)