TIRANË - Të dielën në mbrëmje u zhvillua në kompleksin sportive Dajti një ndeshje miqësore futbolli mes komunitetit të lesbikeve dhe një skuadre policie nga Komisariati nr. 2 i kryeqytetit.
Kjo ndeshje, e cila u fitua 2-1 nga skuadra e lesbikeve (e quajtur “Lesbishat”), u bë në kuadër të një projekti, të quajtur “Besim dhe siguri” që Pro LGBT po zbaton për policimin në komunitet, që financohet nga Programi i Mbështetjes Suedeze për Policinë e Shtetit është që mes LGBT dhe Policisë së Shtetit të ndërtohet një marrëdhënie bashkëpunimi që problemet të adresohen dhe që mes të dyja palëve të krijohet besim dhe siguri.
“Kjo e sotmja ishte sa për të thyer akullin”, tha Xheni Karaj, “ndeshja tjetër do të jetë edhe më gjithpërfshirëse, përqasja jonë është që të bashkëpunojmë me policinë për të krijuar besim të ndërsjelltë qoftë edhe përmes socializimit”.
Policët e të 6 komisariateve të Tiranës do të trajnohen brenda muajit janar në lidhje me problematikën e LGBT. Deri tani janë zhvilluar dy trajnime të tilla. Nga një sondazh që ProLGBT ka realizuar me komunitetin LGBT rezulton se ky komunitet ka shumë pak besim te policia për të bërë denoncim sa herë që lypset.
Disa nga arsyet pse ndodh kjo janë frika e publikimit në media të emrave dhe të dhënave personale të tyre por nga ana tjetër pjesëtarë të komunitetit raportojnë dhe raste flagrante të keqtrajtimit apo forma abuzimi nga ana e policisë.
Përqasja e organizatave LGBT nuk është thjesht për të denoncuar apo për t’u ankuar, por për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit në mënyrë që këto probleme të zgjidhen dhe të adresohen.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com