Një gardist po hetohet në gjendje të lirë, pasi nxori armën e shërbimit pas një sherri me një qytetar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti Dorian Kraja nuk ka shtënë me armë dhe përshkallëzimi i situatës është parandaluar nga policia. Incidenti është referuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku kanë nisur hetimet ndaj gardistit.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar edhe momentin e sherrit dhe po këqyren nga grupi hetimor. Report Tv mëson se sherri nisi për motive krejt banale, se kush do kalonte i pari me makinë në rrugë.