TIRANE - Trupi i pajetë i një 18-vjeçari është gjetur mesditën e sotme pranë një pallati në Allias. Ai quhet Fatjon Kora dhe dyshohet se ka vdekur një mbidozë droge.

Pas njoftimit nga qytetarët, oficerët e komisariatit nr.4 të kryeqytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nxjerrë konkluzionet e para, pasi ai njihet si përdorues droge. Trupi i tij është dërguar në morg për ekspertizë.

Redaksia online
(ar.sh/shiptarja.com)