TIRANE – Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për Pjetër Nodin, të akuzuar se ka tentuar të joshë pranë një kazani plehrash një fëmijë 15-vjeçar, anëtar i komunitetit rom. Shkak për këtë masë sigurie ka qenë mungesa e provave që implikonin të dyshuarin. Gjatë seancës së vlerësimit të masës së arrestit, Ndoi ka deklaruar se ndodhej rastësisht te koshi me të miturin dhe se nuk kishin kurrfarë lidhjeje.

Ndërkohë, policia ka deklaruar se i dyshuari e joshte prej disa kohësh të miturin, duke i dhënë lekë si dhe duke u dhënë biçikletën që të bënte xhiro. Masa e sigurisë burg me afat 30 ditë, në mënyrë që të bëhet ekspertimi që vërteton nëse është e vërtetë që ndaj të miturit është tentuar ngacmimi seksual apo jo.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur 68-vjeçari Pjetër Ndoi është arrestuar në afërsi të rrethrrotullimit të Zogut të Zi nga policia e Tiranës për ngacmimin e një të mituri. Patrullat "Shqiponja" kanë vënë re pas një kazani plehrash një burrë, po tentonte të bindte një djalë 15 vjeç të komunitetit rom, për të kryer marrëdhënie seksuale. I moshuari është vënë menjëherë në pranga, ndërsa në polici është marrë dhe dëshmia e të miturit.

Rasti i dytë është shoqëruar po mbrëmë në rrugën “Don Bosko”. Një grua ka denoncuar në polici një burrë 67-vjeçar, gjenealitetet e të cilit nuk janë publikuar. Ai është vënë në pranga, pasi gruaja ka thënë, se ai kishte ngacmuar në ashensor vajzën e saj 13-vjeçare. Masa e sigurisë për të moshuarin në fjalë, pritet të merret paraditen e së shtunës.

Ndërsa rasti i tretë u zbulua dy ditë më parë, pasi 49-vjeçari A.B, i shpallur në kërkim, kishte tentuar të kryejë marrëdhënie me në vajzë 12 vjeçe. Denoncimi u bë në polici nga vetë prindërit e të miturës.

Redaksia Online
(L.N/Gre.M/Shqiptarja.com)