Tiranë/ Goditën me grushte mjeken në QSUT e thyen dyert e spitalit, në pranga 2 persona! Ishin të dehur, akuzuan doktoreshën për neglizhencë pasi u vdiq i afërmi

TIRANË- Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke në QSUT, ndërsa nën hetim për ngjarjen janë vënë edhe 3 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit. Personat e përfshirë në konflikt, mëson gazetari i Report Tv, Sokol Dema, kanë pasur në QSUT të shtruar të vëllain me disa sëmundje. Gjatë orëve të mbrëmjes ka pësuar atak kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Të arrestuarit, që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pasi kanë marrë vesh se i vëllai i tyre kishte vdekur, fillimisht janë konfliktuar me rojën e spitalit. Më pas kanë hyrë brenda godinës, kanë thyer çfarë u ka dalë përpara dhe janë zënë me stafin e spitalit, teksa kanë goditur e qëlluar mjeken që ka pasur nën kujdes të afërmin e tyre. Ata madje kanë pretenduar se ndaj tij ishin përdorur mjekime të gabuara.

Ato janë shprehur se kanë qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit dhe kanë akuzuar mjeken se nuk u kujdes për afërmit e tyre.

Po ashtu nuk iu janë bindur edhe urdhrave të policisë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasit K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës", “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Dhunimi i mjekes në QSUT, Ministria e Shëndetësisë: E patolerueshme, të zbardhet ngjarja e të shkojnë para drejtësisë autorët

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar ashpër dhunën ndaj mjekes në spitalin e QSUT-së, nga 2 persona.

‘Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve.’- thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/02/2023 00:02

    Mjeket kane mekatet e tyre,por ne kete rast nuk eshte faji i mjekeve.Keta pijanece duhen denuar me burg e me gjobe te rende per demet qe kane shkaktuar.Ndoshta atehere kur t'ju vije fatura t'ju behen esell dhe trute e kokes qe u jane fishkur me shume se zakonisht.

    Përgjigju
  • Bona: 08/02/2023 21:47

    Po eshte shume e vertete. Sidomos ne Shqiperi jane vertete plehra.

    Përgjigju
  • Bravo: 08/02/2023 20:18

    Mjeket jan shtresa me e ulet e shoqerise,,,vetem druri ka vend per mjeket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille