TIRANE- Ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të fshehur një unaze floriri me një vlerë rreth 20-30 mijë lekë të reja të grabitur në nje dyqan argjendarie prane “Rrugës së Durrësit”. 27 vjeçari Erjon Cërriku i shoqëruar edhe me një femër, ka hyrë në nje dyqan argjendarie dhe ka arritur të grabisë unazën e floririt për të cilën ai u shtir fillimisht së do t’ja blente bashkëshortes që e shoqëronte. I trembur nga reagimi i shitëses, e cila njoftoi menjëherë policinë, grabitësi ka gëlltitur menjëherë unazën. Por, pavarësisht kësaj ai nuk i ka shpëtuar dot prangave të policisë. I shoqëruar në mjediset e Komisarjatit nr 3 në Tiranë “grabitësi” po i nënshtrohet një sërë procesesh klinike me anën e të cilave do bëhet e mundur nxjerrja e unazës së kushtueshme jashtë trupit të tij.
Erjon Cërriki rezulton sipas policisë se është i njëjti person i cili pak ditë më parë është marrë peng për disa orë nga disa persona dhe është liruar vetëm në momentin kur e fejuara kishte njoftuar policinë.
Ngjarja është shënuar të mërkurën paradite, kur Erjon Cërriku, është thirrur në telefon nga pengamrrësit për të sqaruar, sipas gazetës "Shqip" cështjen e një motori, të cilin e kishte shitur më parë.
Ai kishte shkuar bashkë me të fejuarën afër zonës së Freskut në Tiranë. Pengmarrësit, sipas policisë 5 persona, pretendonin se motorri që kishte shitur Erjoni ishte i tyre dhe për këtë kërkonin 2500 euro. Nga ana e tij 27 vjeçari pretendonte se motorrin e kishte blerë tek dikush tjetër. Debati mes të rinjve dhe djaloshit ka vazhduar me grushte dhe më pas e kanë urdhëruar të fejuarën e Cërrikut të largohej për të gjetur 2500 eurot, ndërkohë që kanë mbajtur peng në lokal Erjonin.
Pasditen e së mërkurës vajza është paraqitur në polici për të bërë denoncimin. Policia ishte drejtuar lokalit ku mbahej peng i riu, ndërkohë që rreth orës 17. 30 pengmarrësit liruan pengun duke e dërguar në një fshat në zonën e Shijakut.
(aq/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com