TIRANE- Banesa e një biznesmeni është grabitur sot në mesditë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Gazetari i Tv A1 Report Arsen Rusta informon se ngjarja është shënuar në katin e 8-të të një pallati pranë Prokurorisë së Tiranës. Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm pastruesja.
Ajo ka dëshmuar në polici se dy persona e kishin ndjekur nga pas dhe në momentin kur ka tentuar të hapë derën, njëri prej tyre e ka mbajtur ndërkohë që tjetri hyri brenda.
Banesa e grabitur është e biznesmen i paisjeve hidrosanitare, Kujtim Elezi, të cilit është bërë pre e grabitjes gjithashtu dhe shuma apo objektet që mund të jenë vjedhur. Policia dhe një grup hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com