TIRANE- Një grabitje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Persona të armatosur kanë grabitur një kazino në rrugën "Mine Peza", në qëndër të Tiranës.

Mësohet se nën kërcënimin e armëve ata kanë arritur të vjedhin xhiron e ditës të grumbulluar në këtë kazino.

Gjithcka ka ndodhur rreth orës 4.00 të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Burime të policisë së Tiranës kanë bërë të ditur se janë duke u marrë dëshmitë e punonjësve të kazinosë për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(sg/shqiptarja.com)