TIRANE - Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes (11.04.2013) dy persona të pa identifikuar kanë grabitur me armë një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini” tek Tirana e Re. Dy grabitësit nën kërcënimin e një pistolete kanë marrë nga pika e basteve rreth 40 mijë lek të reja dhe më pas janë larguar në drejtim të pa ditur.
Mësohet se gjatë grabitjes nuk pati persona të lënduar. Forcat e policisë të Komisariatit numër 2 të kryeqytetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e fakteve.
Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se lokali në momentin e grabitjes po bënte mbylljen e xhiros ditore, dhe se autorët e grabitjes i kishin studiuar lëvizjet në pikën e basteve. Në vijim të hetimeve polica ka shoqëruar në rajon disa persona në lidhje me grabitjen.
Besjan Malo/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com