Një grabitje ka ndodhur në rrugën Tiranë-Ndroq, ku në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh.
Policia ka nisur hetimet ndërsa pronari i subjektit ka denoncuar se nga arka janë marrë mbi 30 mijë euro.
Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit kanë qenë 3 persona dhe fillimisht rreth orës 02:00 të së shtunës ata kanë lidhur rojen private e më pas kanë grabitur kasafortën e mobilerisë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komento