Tiranë, gruaja i shpëton vrasjes
burri me arsenal armësh në shtëpi

TIRANE – Një grua në Tiranë ka mundur t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit dhe tentativës së tij për ta vrarë me armë, pasi policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar krimin brenda familjes. Autori u vu në pranga ndërsa në banesën e tij u sekuestrua dhe një arsenal armësh.

Pas marrjes së informacionit lidhur me dhunën brenda familjes, forca të komisariatit numër 3 në kryeqytet arrestuan në flagrancë shtetastin Tafil Cani, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye sepse mbrëmë në ambjentet e banesës së tij të ndodhur në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij 40-vjeçare.

Nga kontrolli i menjëhershëm i banesës u gjetën, u fiksuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një arsenal armësh;
një armë zjarri luftarake me tytë të gjatë, model 56,
• Një armë zjarri automatike me qyte druri të prerë
• Një sërë granatash ushtarake
• Granata ofensive dhe difensive
• Ndezës i cili shërben për ndezjen dhe funksionimin e granatave
• Një sasi e konsiderueshme fishekësh 590 copë fishekë
• 12 krëhëra për mbajtje fishekësh model 56
• Krëhëra automatike për mbajtje fishekësh luftarake model 56.
• Katër fishekë të ngjashëm me ato të armëve të gjuetis me ngjyrë vishnje dhe të bardhë.

arme arsenal

(Foto, armët e sekuestruara)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)