TIRANE- Cilësia në të cilën tregëtohet mishi dhe mungesa e kushteve higjieno-sanitare kanë qënë vazhdimisht një problem shqetësues.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kohët e fundit ka marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni, por ende ka abuzues të cilët vazdhojnë të tregëtojnë mishin dhe produkte të tjera ushqimore në shkelje të kushteve higjenike.
Ditën e djeshme në Pazarin e Ri, në Tiranë është inaguruar markata e tregtimit të mishit. Në ceremoninë e zhvilluar i pranishëm ka qënë edhe ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi.
Ky treg synon që të kthehet në një model për mënyrën në të cilën duhet të bëhet tregëtimi i mishit në të gjithë vendin. Ndërkohë në një panoramë të përmbysur me këtë realitet që u paraqit në Pazarin e Ri, tregëtarët ambulantë vazhdojnë të shesin produkte të ndryshme ushqimore dhe peshk, në rrugët e kryeqytetit. Shqiptarja.com ka bërë një monitorim në rrugën e Elbasanit, ku ka vërejtur se në një prej zonave më të populluara dhe më të ndotura, në rrugë shiten prodhime deti. Edhe pas organizimit të disa aksioneve dhe grupeve të ngritura të Task-Forcës, ende nuk është arritur të vendoset një kontroll i plotë mbi këta shitës abuzues. Ky është një realitet i prekshëm çdo ditë jo vetëm për këta tregëtarë në rrugën e Elbasanit por në shumë zona të kryeqytetit.
Jashtë çdo lloj norme dhe higjene në zona të ndryshme në Tiranë kryhen therjet e kafshëve në orët e para të mëngjesit, mishi i të cilave tregëtohet më pas në rrugë, në hapësira publike, dhe në dyqane në rastin më të mirë. Në Tiranë janë vetëm pak pika të autorizuara në të cilat mund bëhet therja e gjësë së gjallë,pasi plotësohen edhe kushtet higjeno-sanitare, ndërkohë që pikat e tjera që aubuzojnë bëjnë shpërndarjen e një produkti të pakontrolluar dhe jocilësor. Abuzimi i këtyre shitësve nuk ndalet thjesht në tregëtimin e produkteve të mishit dhe peshkut jashtë kushteve higjenike, por edhe në çmimin që ata vendosin për mallrat e tyre.
Për shkak të mungesës së kontrollit këta individë u shmangen edhe taksave dhe detyrimeve që kanë në shtet dhe ofrojnë për blerësit çmime më të lira. Në mungesë të një kontrolli të vazhdueshëm nga autoritet këta shitës vazhdojnë të ofrojnë për qytetarët këto produkte. Nisur nga çmimi konkurues dhe afërsia në të cilën tregëtohen këto produkte edhe pse në kushte skandaloze blihen dhe konsumohen nga qytetarët e kryeqytetit.
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com