TIRANE – Ndaj nënës e cila të premten e Pashkëve (më 30 mars) tentoi të vriste vajzën e saj të sëmurë me sindromën Dawn duke i dhënë substanca toksikologjike, ka nisur dje procedimi penal për veprën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”.
40-vjeçarja Age Prela, nënë e 3 fëmijëve tentoi të helmonte vajzën e saj 18-vjeçare dhe më pas veten, pasi kishte mësuar se vuante nga sëmundja e kancerit. Fatmirësisht, nënë e bijë ia dalën të mbijetojnë pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ditën kur ndodhi ngjarja, kamera e televizionit A1 REPORT dhe gazetari Arsen Rusta shkoi në banesën ku jetojnë nënë e bijë dhe familja e tyre, dhe bisedoi me gjyshërit e vajzës. Të tronditur nga ngjarja, ata treguan se e gjetën 18-vjeçaren në orën 01:00 të natës të sëmurë.
Nga biseda me ta kuptuam se të moshuarit nuk ishin në dijeni të faktit që nusja e tyre ishte me kancer. Ata shprehen se ajo merrte mjekime një herë në 3 muaj por nuk dinin më shumë. Gjyshja e 18-vjeçares së sëmurë me sindromën Daën rrëfen se nusja e kishte mërzinë pikërisht prej Fatjonës.
Agia dhe vajza e saj Fatjona banojnë në një shtëpi përdhese në Bathore, në periferi të kryeqytetit. Në hyrje të saj është vendosur një kryq dhe disa degë dafine, pasi sipas riteve katolike java para pashkëve njihet si java e Dafinës, apo e Larit, dhe kjo bimë simbolizon rilindjen e ripërtëritjen e Natyrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com