TIRANE - Zgjidhet problemi i banorëve të Selitës me cisternën e gazit që iu vendos në bodrumin e pallatit. Pronari i saj, Dalip Liço nga Elbasani, u shoqërua në polici. Pas një marrëveshjeje që u bë ndërmjet banorëve dhe pronarit, u vendos që ajo të hiqej.

Banorët e pallatit në Selitë u ngritën rreth 4 ditë më parë në protestë, pasi konstatuan instalimin e cisternës në garazhin e pallatit të tyre, pronë e përbashkët. Kapaciteti i saj ishte shumë i madh, rreth 5 mijë l dhe përbënte rrezik.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)