TIRANE - Didar Dida, 84-vjeçarja nga Tirana, sfidon edhe të rinjtë me shpejtësinë më të cilën ajo përdor teknologjinë e fundit, siç është rasti i iPad.

Të flasë në Skype me nipërit e mbesat shpërndarë në Shqipëri e jashtë saj është një ritual i përditshëm. Madje, ajo na mëson më së miri se si duhet përdorur teknologjia e fjalës së fundit për t'i shpëtuar vetmisë.

“Këtë ma solli nipi dhe mbesa e çunit, ma sollën peshqesh. I thash asaj: Mirë ma solle po unë nuk di ta përdor. Ta mësoj unë nënë më tha mbesa. Erdhi nga Amerika ma solli. Pastaj ma solli ajo, duke më thënë bëj këtë bëj atë e mësova. Kur një ditë më shuhen të gjitha adresat që kisha ruajtur, por ma rregulloi çuni që erdhi nga Kanadaja. M’i mësoi edhe mua për t’i nxjerrë prapë dhe fillova t’i marr me radhë. Unë nuk dal dot se jam e sëmurë edhe kaloj një jesh të kohës në internet”, - tregon e moshuara Didari.

Aq e apasionuar është Didari për internetit, saqë gjatë vizitës në shtëpinë e saj pranë rrugës së Elbasanit, na ftoi të luajmë një dorë me letra, në dhomën ku ka mbulim perfekt me Wiriles.

E moshuara me vetëm 4 klasë shkollë lexon rregullisht romane, por dashuria e saj më e madhe edhe një IPAD, dhuratë nga mbesa e vogël që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një model që pse jo mund të merret shembull edhe nga bashkëmoshatarët e tjerë, të cilët presin në radhë për të marrë shpërblimin prej 2 mijë lekësh që qeveria dha për festat e fundvitit.

VIDEO