TIRANE - Gjykata ka vendosur shtrimin e detyruar në psikiatri për babanë i cili hodhi fëmijën e tij të sapolindur nga dritarja e maternitetit në Tiranë në korrik të vitit të kaluar . Pas ekspertizës e cila nxori përfundimet se Hysen Biba është me probleme psikike, Dhoma Penale e gjykatës së Tiranës dha këtë vendim.

Hysen Biba nga Kukësi, në korrik të vitit 2012, në gjendje nervozizmi, hodhi nga dritarja e maternitetit, foshnjën e tij të sapolindur.

Në atë kohë u gjykua se ai kishte pasur debate me bashkëshorten e tij, por më pas të afërmit e tij dëshmuan se ai kishte marrë trajtim mjekësor më parë për sëmundje mendore.

Pasi foshnja nuk mbijetoi dhe babai i saj u arrestua, gjykata mori vendim që Bibës t'i bëhej vizitë nga mjekë psikiatër për të konstatuar gjendjen e tij mendore. Pas konsultave të mjekëve, gjykata mori vendim shtrimin e detyruar në psikiatri të Hysen Bibës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)