Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. I riu me i identifikuar me inicialet J. B., fillimisht humbi ndjenjat gjatë kohës që ishte në punë në një fabrikë në Bathore.
21-vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente










