Dy të rinj humbën jetën në zonën e “Oxhakut” në Tiranë mesditen e sotme pas nje aksidenti. Dy të rinjtë Geron Alla 18 vjec dhe Elton Lici 23 vjec po lëviznin me shpejtësi tej normave dhe u përplasën me një automjet të parkuar buzë rrugës. 

Dy të rinjtë kanë humbur jetën në spitalin QSUT. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po kqyr zonën për të mbledhur provat e mjaftueshme për të zbardhur ngjarjen.

gerti alla
(Geron Alla 18 vjec)

aksidenti

Nga hetimet paraprake rezulton se ata kanë humbur kontrollin e motorrit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe janë përplasur me makinën e parkuar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)