Tiranë, i bllokuan biznesin tenton
të hidhet nga kati i pestë i pallatit

Tiranë, i bllokuan biznesin tenton<br />të hidhet nga kati i pestë i pallatit
TIRANE - “Nga mërzia, hallet e mia, sepse më ngelën tre fëmijët pa bukë, s’kam ku të punoj, hipa në katin e pestë të pallatit dhe doja që të hidhesha. Kam kërkuar ndihmë në çdo institucion, por tentativa ka qenë e kotë, askush nuk më ndihmoi. Zgjidhja e vetme më mbeti që të vetëvritesha”. Ky është rrëfimi i Jani Marku, 41-vjeçarit, i cili tentoi që të hidhej nga kati i pestë i banesës ku ai jetonte me familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në bllokun e pallateve pranë kryqëzimit të Medresesë.

Kanë qenë banorët e lagjes ata të cilët e kanë parë babain e tre fëmijëve në katin e pestë të pallatit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Jani Marko, dyshohet se ka kaluar në gjendje stresi, pas një ndërtimi që është bërë përpara biznesit të tij 13 vjeçar, duke i bllokuar kështu edhe punën. Pas disa minutash, menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e komisariatit nr.4, të cilët e kanë bindur 41-vjeçarin që të zbresë nga kati i lartë i pallatit, duke parandaluar kështu një tragjedi.
 
Çfarë ju shtyu të merrnit vendimin për tu hedhur nga kati i pestë i pallatit?
Mërzia, stresi, hallet e mia sepse më ngelën tre fëmijët pa bukë. Nuk kam ku të punoj. Më bllokuan biznesin tim 13 vjeçar, duke ndërtuar një ndërtesë dykatëshe përballë. Më kanë çuar dëm 20 milion lekë. Prej kësaj u stresova shumë ditët e fundit...
 
Kur ka ndodhur kjo?
Para disa ditësh. Në datën 21, në orën 01.00 kanë nisur punimet për ndërtesën dykatëshe dhe kanë përfunduar në orën 07.00 të mëngjesit. Kur kam ardhur në punë, kam parë ndërtesën e re që e kishin ndërtuar gjatë natës përballë biznesit tim. Kjo bëri që mua të më bllokohej biznesi që kam me liçencë. Çdo gjë e kam gjetur të shkatërruar.
 
Kujt i jeni drejtuar për këtë problem?
Kam trokitur në të gjitha institucionet por më kanë përzënë. Askush nuk më ka pranuar. Askush nuk më dha një rrugëzgjidhje, dersa u stresova dhe u mërzita aq shumë saqë doja edhe të vetëvritesha.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!