TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku një i ri ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, ku 26-vjeçari egjiptian A. M. ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.