TIRANË - Një person u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali në kryeqytet, ndërsa 7 persona të tjerë u arrestuan për moskallëzim të krimit. Kjo ngjarje i ka kushtuar pranga edhe tre pronarëve të lokalit në rrugën “Xhanfize Keko”, pasi rezultoi se ky biznes nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjës të pasiguruar.
 
Efektivët e komisariatit numër 4 arrestuan mëngjesin e 7  shtatorit 29-vjeçarin Klodian Kulla banues në Tiranë i akuzuar se ka qëlluar me armë pa leje në lokalin “Bora-Bora”. Ndaj tij rëndon edhe akuza e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, për shkak se në lokal kanë qenë edhe klientë të tjerë.
 
Për moskallëzim të krimit u arrestuan:

-D. Qordja, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-B.Qordja, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-F. Qordja, 30 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.
-Y. Qordja, 38 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.
-S. Brahja, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Shaban Piku, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
-J. Duka,  19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 
 
Ndërkohë, nga kontrolli që u ushtrua në këtë biznes së bashku me hetimin tatimor, u konstatua se lokali nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjes të pa siguruar. Për këtë, policia arrestoi:

- B. Islamaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë                                    
- L. Ismailaj, vjec 32          
- D. Ismailaj vjec 25
 
Ata akuzohen për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i pa ligjshëm”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)