TIRANE - Një automatik, dy pistoleta, disa krehëra fishekësh dhe një automjet pa dokumentacion u sekuestruan mbrëmjen e djeshme, në një banesë, në rrugën "Mihal Grameno" të Tiranës.
Forcat e Komisariatit nr.1 i gjetën armët pas kontrollit në banesën e shtetasit Adnan Qorri, 40 vjeç, lindur e banues në Tiranë, bënë të ditur burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Policia kishte marrë disa informacione në rrugë informative për sasinë e armatimit dhe menjeherë kishte nisur operacionin e kontrollit.
Blutë e Komisariatit nr. 1 arrestuan në flagrancë 40 vjeçarin Adnan Qorri dhe sekuestruan arsenalin e armëve; ai dyshohet edhe si posedues i lëndës narkotike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin e armëve.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com