Burime nga Policia e Tiranës sqaruan për Report TV se fillimisht në rrugën “Teodor Keko”, Gentjan Rrahmani bashkë me një shokun e tij, kanë qëlluar me sende të forta një person tjetër, duke i thyer edhe xhamin e makinës. I riu që është dëmtuar, pasi ka hipur në makinë ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar me pistoletë Gentjan Rrahmanin.
Autori ka qëlluar me një plumb 30-vjeçarin në pjesën e pasme pranë shtyllëz kurrizore. Autori më pas është larguar me makinë dhe pavarësisht kontrolleve të shumta, nuk u arrit të arrestohej.

Konflikti i Rrahmanit me personin që e qëlloi me pistoletë nisi në një studio tatuazhesh në zonën e Unazës së Re. Të shtënat me armë kanë alarmuar banorët e unazës së re. Në momentin e konfliktit dhjetëra persona ishin duke kaluar rrugën, ndërkohë që të tjerë e kanë parë sherrin nga ballkoet e pallatit. Të shtëna nga pistoleta nuk kanë prekur asnjë prej kalimtarëve, por vetëm Gentjan Rrahmanin.
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërkohë që pritet të merret në pyetje edhe shoku i Gentjan rrahmanit. Uniformat blu sqarojnë se nuk kemi të bëjmë me një atentat, por me një konflikt që ka shkuar në plagosje me pistoletë.
VIDEO/ Plagosjet Gentjan Rrahmani te Unaza e re në Tiranë
I plagosuri Gentjan Rrahmani është një personazh i njohur për policinë. Mësohet se ai është shoqëruar disa herë nga uniformat blu për vepra të ndryshme penale dhe njihet si person problematik në zonë. Policia sekuestroi kamera e disa bizneseve, të cilat kanë kapur momentin kur autori largohej drejt rrugës Teodor Keko.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
-Në rrugën "Teodor Keko" fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.
Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur.
Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërko grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[gallery]24713[/gallery]
(Foto nga vendi i ngjarjes pranë "Astirit" në Unazën e Re)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









