TIRANË -  Makina e avokatit Ferdinand Doja është djegur qëllimisht në orët e para të mëngjesit, ndërsa ndodhej e parkuar në rrugën “Ali Pash Gucia” pranë dy makinave të tjera, edhe ato të dëmtuara si pasojë e zjarrit.
 
Avokati Doja ka mbrojtur ndër proceset e fundit interesat e gjermanes Pranvera Ebeling, bashkëjetueses së Ilir Hysenit dhe gjithashtu avokati i ketij te fundit i arrestuar dhe i hetuar për kokainën e sekuestruar në laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit.
 
Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga Policia e Shtetit e cila ka nisur hetimet për ngjarjen tashmë të regjistruar si zjarrëvënie e qëllimshme për shjkak të detyrës dhe dëmtime prone. Veç makinës tip Benx me targa AA 170 JN në pronësi të avokatit e cila u dogj plotësisht, janë dëmtuar edhe dy automjetet Ford me targa AA 723 EJ në pronësi të personit me inicialet Xh.N dhe makina Toyota me targa AA 931 IC në pronësi të N.B

Burime nga policia thanë për A1 Report se gjatë deklaratës në polici, avokati Doja ka thënë se nuk ka konflikte dhe se nuk e di se kush mund të ketë qenë i interesuar. “Nuk kam njerëz të dyshuar tek të cilët mund të vë gishtin. Duhet të mendohem për persona të mundshëm”, - mësohet të ketë thënë avokati në polici.

Po ashtu ai është avokat i një personi që ka denoncuar kandidaten demokrate për bashkinë e Durrësit Grida Dumën, për mashtrim. Po ashtu më parë ai ka qenë avokat i shumë çështjeve të rëndësishme në vend. 

makinat
makinat
 Foto të tjera

Së bashku me avokatin Doja, ata janë marrë në pyetje nga ekspertët kriminalistë në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm, por deri më tani policia ende nuk ka një autor të identifikuar.