TIRANE- Një masiv shkëmbor është rrëzuar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë zonës së Ibës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Bllokimi i rrugës krijoi radhë të gjatë automjetesh në të dy drejtimet e rrugës.
 
Shëmbja e masivit ka ardhur si pasojë e punimeve të firmës kontraktuese në këtë aks rrugor, ndërkohë që me bllokimin e rrugës, firma është kontaktuar sërish për të zhbllokuar rrugën.
 
Në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shembja e masivit shkëmbor mbërritën forcat e policisë, derisa sa u realizua zhbllokimi i rrugës, dhë u mundësua lëvizja e automjeteve.
 
*Në foto: Fadroma duke pastruar dheun që kishte bllokuar rrugën

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)