Tiranë, inspektorët ndërtimorë
qëllojnë me hekur qytetarin

Tiranë, inspektorët ndërtimorë<br />qëllojnë me hekur qytetarin
TIRANE- Inspektorët ndërtimorë kanë qëlluar me levë në kokë një qytetar, gjatë aksionit per shembjen e nje shtese pranë shkollës "Andon Zako Çajupi" në Tiranë. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshmeme në kryeqytet gjatë një operacioni për shembjen e një shtese pa leje në një subjekt privat në këtë zonë

Do të ishte një aksion normal për shembjen e një objekti privat, por ka degjeneruar në dhunë fizike, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke terrorizuar opinionin publik. Pasi ka nisur me ofendime banale mes insektorëve ndërtimorë dhe një qytetari, debati ka degjeneruar në dhunë duke lënë të plagosur banorin e zonës ku do të kryhej aksioni. N
 
Pamjet e filmuara nga kamera e Tv “A1 Report”, tregojnë si inspektorët i janë afruar qytetarit dhe e kanë dhunuar, duke e goditur me levë në kokë, por dhe me shputa dhe grushta.
 
Pas sinjalizimit të policisë së Tiranës nga qytetarët të cilët denoncuan dhunën, forcat e komisariatit numër 4 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e qytetarit dhe 2 personave te tjerë, ndërsa janë marrë në pyetje dhe inspektoret ndërtimorë, të cilët jashtë rregullave të punës, ishin pa uniformë dhe me pantallona të shkurtra, çka lë dyshime nëse janë civilë që përdoren nga Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha, për t’i bërë presion qytetarëve.

Në momentin kur banori shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, qytetari i thotë këtij të fundit: "Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam ardhur të hap pompën e ujit."

I pyetur për konfliktin, Hoxha u shpreh para kamerave: "Nuk di gjë për konfliktin, por do t'jua sqaroj pasi të marrë informacionin e nevojshëm"  Nuk është hera e parë që zoti Hoxha përfshihet në konflikte të tilla, të cilat edhe më herët kanë degjeneruar në dhunë ndaj qytetarëve të thjeshtë.
 
Mësohet se i arrestuari ka thënë se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte shkuar aty për ta hapur pompën e ujit, pasi ishte banor i zonës.

Për ngjarjen e rëndë ka nisur nëj hetim, pasi dhuna është një rast i përsëritur ne te tilla situata. Pas deklarimeve në polici nga të dyja palët, organi i akuzës do të hetojë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

hoxha1
hoxha 6
hoxha 11
hoxha 10
(Pamjet e dhunës së bashkiakëve mbi qytetarin. Për më shumë detaje, shih fotogaleri)

Redaksia Online

(ar.sh.e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it