TIRANË- Një objekt 7 katësh është planifikuar të prishet këtë pasdite nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në "Rrugën e Elbasanit" në kryeqytet.
Sipas INUK ky objekt është pa leje dhe në kushte urbanistike të cilat pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe përbëjnë rrezik për qytetarët.
Objekti ndodhet dalje të nënkalimit në kryqëzimin e "Rrugës së Elbasanit" me "Vëllezërit Kondi", ndërsa në ndihmë të inspektorëve ndërtimor janë vendosur dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1.
Aktualisht po punohet për matjet teknike dhe mënyrën e cila do të përdoret në prishjen e kësaj ndërtesë, ku burime për A1Report nga inspektorët e terrenit deklaruan se për shkak të afërsisë me banesa të tjera do të përdoret prishja me mjete xheniere.
Pronari i këtij objekti kundërshton veprimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pasi deklaron se është në proces legalizimi dhe nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com