Tiranë- Një person i kërkuar dhe i dënuar me rreth 15 muaj burgim për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike është arrestuar nga policia e Tiranës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 njoftuan sot (31 Tetor) se ekzekutuan vendimin penal për shtetasin e shpallur në kërkim, I. A., 51 vjeç.
Sipas dosjes hetimore, rezulton se me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj, e 25 ditë burgim, për veprat penale "mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "prishja e qetësisë publike".
Pas prangosjes së tij, dosja për veprime të mëtejshme me qëllim izolimin për vuajtje të dënimit i kaloi prokurorisë së kryeqytetit.