Tiranë, ja 273 emrat që do
të marrin lejet e legalizimit

TIRANË - ALUIZNI ka bërë publike emrat e 273 qytetarëve në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin. Në listën emërore të poseduesve të ndërtimeve informale, janë paraqitur të dhënat e personave që duhet të tërheqin faturën financiare për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, ashtu si dhe njësia bashkiake ku gjendet objekti. Qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t të Tiranës, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
 
Pagesa
ALUIZNI ka theksuar në vazhdimësi se të gjithë qytetarët do të përfitojnë  një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq