TIRANE - Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një kapsolle mesditën e sotme në kombinat. Nga të dhënat e para, mësohet se të plagosurit janë Arben dhe Fabian Xhepa, kushërinj me njëri-tjetrin si dhe shoku i tyre Armando Merja, të moshës 13-17 vjeç, .
Adoleshentet janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjyshi i dy prej të plagosurve ka rrëfyer për A1 Report se si nipërit e tij mund të kenë rënë në kontakt me kapsollën, e cila u gjet pranë murit rrethues të një prej banesave në rrugën “Hamdi Cenoimeraj” në Kombinat.
Ndërkaq pas ngjarjes komisariati numër 6 i policisë së Tiranës ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje si dhe dëshminë e adoleshentëve të plagosur për të zbardhur më tej ngjarjen.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com