Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës në Dibër vijon të jetë kritike, pasi për shkak të përhapjes së perimetrit në një rreze prej 5 kilometër, rreziku ju është afruar edhe banesave.

Situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Ndërkohë pritet që nga momenti në moment të bëhet evakuimi i banorëve që kanë shtëpitë në këtë zonë për shkak se flakët po shkojnë drejt tyre.

Edhe pse në rrugë tokësore janë dhjetëra forca të zjarrfikëses, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, të forcave të armatosura dhe vullnetarë, është e pamundur ndalja e hovit të zjarrit, ndërsa zona është e mbushur me tym që kufizon fushëpamjen dhe bëhet rrezik për asfiksimin e grupeve në terren.


Lajmi kryesor:

Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve