Një kallashnikov, tre krëhëra dhe municion luftarak u gjetën brenda banesës së një 48 vjeçari në fshatin Pezë Helmës, pas një ndërhyrjeje të shpejtë të policisë.

Operacioni i koduar ‘Sinjalizimi’ u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative se personi me inicialet SH.L mbante pa leje armë zjarri në shtëpi. Gjatë kontrollit, policia gjeti armën dhe municionin, ndërsa pronari i banesës u arrestua në vend.

Arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekët u sekuestruan si prova materiale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria e Tiranës, e cila do të ndjekë veprimet e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë i policisë

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”. Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme"