Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve kryesore janë bllokuar nga fluksi i lartë i automjeteve. Situata është rënduar edhe nga nisja e vitit të ri shkollor, që ka shtuar lëvizjet që në orët e para të mëngjesit.

Problematike paraqitet Unaza e Madhe, ku sipas hartës së trafikut, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në segmentin nga zona e Liqenit dhe Komuna e Parisit, drejt Laprakës e deri në afërsi të Paskuqanit. Në disa pjesë të këtij aksi qarkullimi është thuajse i paralizuar.

Trafik i rënduar raportohet edhe në hyrjen perëndimore të Tiranës, në aksin që vjen nga Durrësi drejt kryeqytetit, si dhe në rrugët që lidhin Kthesën e Kamzës, Laprakën dhe Don Boskon me qendrën. Probleme ka edhe në disa akse brenda qytetit, ku automjetet lëvizin me vështirësi.

Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe, ndërsa qytetarët thonë se kanë qëndruar deri në dy orë në trafik për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Për të shmangur bllokimin e rrugës që do të paralizonte edhe më tej kryeqytetin në një ditë të tillë të ngarkuar, blutë shoqëruan disa prej tyre dhe e shpërndanë grupin që krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve.  Mes tyre, edhe një nga organizatorët e protestës, Visuar Dalipi, i cili bëri edhe thirrjet publike “për mosbindje civile” në 07.00  të mëngjesit.

1789368900_trafikuunaza.jpg

Harta e trafikut në Tiranë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:14
Trafiku i rënduar në Tiranë, Report Tv sjell pamjet me dron nga Unaza e Madhe! Radhë kilometrike mjetesh

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga trafiku i rënduar në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet e mësipërme qarkullim më i rënduar i automjeteve në Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (3 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?