Tiranë,kapen medikamente
kontrabanë, pranga dy personave 

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës  pasi akuzohen se kanë kryer kontrabandë medikamentesh farmaceutike.Policia bën me dije se janë sekuestruar 90 medikamente të ndryshme farmaceutike kontrabandë.

Ndërsa në pranga ka rënë 31-vjecari Enval Xhoxhi banues në Tiranë dhe 47-vjeçari kozeta Ylli edhe ajo banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :

- 42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi.

- 48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande", "Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

[gallery]23958[/gallery]
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë