TIRANE – Një grup kriminal me tendencë vjedhjet e qytetarëve është goditur nga Policia e kryeqytetit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë evidentuar edhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura nga autorët.
Policia e Shtetit njoftoi sot se forcat e Komisariatit Nr.4 të policisë mundësuan kapjen e shtetasve: Dorian Alia, 20 vjeç, R. K, 16 vjeç dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave, në kohë e periudha të ndryshme.
Ndërkaq, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë për të dokumentuar vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e pikave të shitjes të sendeve të vjedhura.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com