TIRANE – Një grup kriminal prej 18 personash, të fokusuar në vjedhjen e motorrëve dhe banesave, janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, nga policia e Tiranës. Zëdhënësja e Policisë, Alma Katragjini, bëri të ditur sot se “strukturat e policisë së kryeqytetit, brënda 48 orëve të fundit, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 18 personave për kryerjen e veprave në fushën e vjedhjes, drogave dhe të plagosjes së rëndë me dashje.
Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë në bashkëpunim me komisariatet e policisë Lac, Lezhë, dhe Mirditë, bënë të mundur mbrëmë, arrestimin e Dervish (Saimir) Fetah Kalemit, 25 vjeç, lindur në Rrostej, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje dhe të Trandafil Skënder Alisë, 25 vjeç, banues në Babrru, Tiranë. Këta shtetas janë kapur përgjatë momenteve të vjedhjes së një motori në Paskuqan Tiranë, në bashkepunim dhe me shtetasit, Gazmir Preka, 27 vjeç dhe Ermir Shabanaj, 28 vjeç.
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohet se janë autorë dhe një grup kriminal me tendencën e vjedhjes së motorave dhe të banesave, që vepronin gjatë orëve të natës, duke i dërguar ato më pas në qytetin e Lezhës dhe në Milot tek disa miqtë të tyre, ku edhe i shisnin.
Gjithashtu në lidhje me këtë procedim po hetohen në gjëndje të lirë shtetasit, Gezim Pashk Karaçi, 24 vjeç, Kond Pashk Karaçi, 22 vjeç si dhe Kristian Luke Bibaj, 21 vjeç. Eshtë dokumentuar implikimi i tyre në 18 vjedhje. Ndaj shtetasve Gazmir Preka dhe Ermir Shabani është bërë shpallja në kerkim policor dhe po punohet për gjetjen e tyre dhe dokumentimin ligjor të këtyre vjedhjeve.
Më konkretisht është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në vjedhjet :
1.Më datë 15.02.2013, në Paskuqan, Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë vjedhur motori Yamaha, me targe AC 361, në pronësi të një shtetasi në Zallbastar Tiranë.
2. Më datë 14.01.2013 ne Koder te Kuqe Babru- Tirane dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e motorit ne pronesi të një shtetasi.
3. Më datë 25.05.2012 në Rrugën “Musa Agolli” është vjedhur motori “Suzuki Burgman” 400 CC me targa EL311 B në pronësi të shtetasit Xhino Fatmir Shishmani, i vitl 1991, banues në adresen e mesiperme.
4. Më datë 01.07.2012 në rrugën “Ferit Xhajko” është vjedhur motori tip "Astrogrand".
5. Më datë 26.07.2012 në rrugën “Ferit Xhajko”, është konstatuar vjedhja e motorit, tipi “Suzuki”, me targa TR 039 H, në pronësi të një shtetasi.
6. Më datë 02.08.2012 në rrugën « Ferit Xhajko» është vjedhur motori Honda me targa TR 3A30 në pronësi të një shtetasi.
7. Me date 14.10.2012 në zonën e Freskut eshte vjedhur motori papaq ngjyre blu me targë 0AA0770
8. Me date 08.11.2012 ne Rrugen “Qemal Stafa” eshte vjedhur motori papaq YXING me targa TR 656 H
9. Me date 21.01.2013 ne rrugen “5 Maji” eshte vjedhur motori “Jamaha” me targa TR 597 A
10. Me date 21.01.2013 ne rrugën “5 Maji” eshte vjedhur motori “Like” ngjyre gri, me targa TR 753 H ,
11. Me date 16.02.2013 ne Rrugën “Sadik Petrela” eshte vjedhur motori papaq “Yamaha” me targa ZAT 176 ,
12. Me date 21.01.2013 ne Rrugen ‘’Hava Murati’’ eshte vjedhur motori « Aprilia » me targa CAB541 ne pronesi te shtetasit Indrit Ymer Sina,
13. Më datën 07.05.2012 pranë Q.S.U. “ Nënë Terza “ eshte vjedhur motori “Lifan” me targa CAB 692
14. Me date 07.02.2013 ne Rrugën “5 Maji” eshte vjedhur motori “Yamaha” 600 kubik, me targa KBO 129 , në pronësi të një shtetasi.
15. Me date 07.02.2013 ne Rrugën “Lluke Kacaj” eshte vjedhur motori “HONDA” 400 kubik, me targa TR 898 G , në pronësi të një shtetasi.
Përveç tyre, përfundoi Katragjini, mbrëmë, Komisariati i policisë nr.2 Tiranë arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasit A. Skana, 18 vjeç dhe Soni Vac Mema, 21 vjeç, pasi në afërsi të fushës së Aviacionit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur varësen e një shtetaseje.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com