TIRANË - Kishte ditë që ndiqte këmba-këmbës një qytetare në Tiranë, me qëllim që ta vidhte. Por me një stil jo fort të përdorur: duke përdorur pikërisht një kartë identiteti për t’i hapur derën. Por u kap në flagrancë dje në mesditë nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë.
Siç bën të ditur Drejtoria e Policisë së Tiranës, autori është Arben Tahir Hysa, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestimi i të cilit u bë pasi dje në rrugën “Maksut Drrasa” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, "pasi ka tentuar të futet në shtëpinë e shtetases A.C., duke përdorur për hapjen e derës së apartamentit të kësaj shtetasje kartën e tij të identitetit". Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com