Tiranë, kapet i forti i "Myslym
Shyrit" me shotgan në makinë

Tiranë, kapet i forti i Shyrit" me shotgan në makinë">
TIRANE - Ishte në kërkim nga policia por në momentin e ndalimit është kapur edhe bashkudhëtari i tij me precedentë të mëparshëm kriminalë, i njohur edhe si “i forti i Myslym Shyrit”. Sipas burimeve nga Policia mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:15 uniformat blu kanë shoqëruar 45-vjeçarin Klaudio Begaj. Ky person i cili kërkohej për llogari të sektorit të anti-trafikut udhëtonte me automjetin tip “Porche” bashkë me 36-vjeçarin Gjergj Cukali. Poshtë sediljes së pasagjerit Cukali u gjet një armë tip “Shotgan” gjë e cila ka sjellë ndalimin e menjëhershëm dhe shoqërimin për në ambientet e policisë. 

Në arkivat e kronikës së zezë, Gjergj Cukali është i njohur si një ndër rrëmbyesit e Fatjon Demirlikës më 17 korrik të vitit 2004, për lirimin e të cilit kërkuan një shumë prej 100 mijë eurosh. 

Si një ndër personazhet më të famshëm të botës kriminale në kryeqytet, Gjergj Cukali është arrestuar dhe herë të tjera nga polica si pjesëtar i bandës së njohur me mbiemrin e tij “Cukali”. 

Bashkë me miqtë e tij Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, në konflikt me një tjetër bandë rivale ata morën peng Fatjon Demirlikën. Mosmarrëveshjet e tyre, sipas hetimeve të atëhershme, kishin filluar në Gjermani për shkak të disa pazareve të prishura në trafikun e drogës. 

Fillimisht policia kishte arrestuar Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Disa orë më vonë u arrit lirimi i Demirlikës dhe arrestimi i 4 pjestarëve të tjerë të bandës. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, shokun e ngushtë të Fatjon Demirlikës. Tre vjet më vonë, u arrestua Durim Gurzi si autori i vrasjes së Shimës pasi i kishte shpëtuar operacionit të mëparshëm ku u prangosën shokët e tij të bandës.


Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion