Tiranë, kapet ish-polici me 1 kg
kokainë,furnizonte klientët 'VIP'€në pranga një në kërkim

Tiranë, kapet ish-polici me 1 kg<br />kokainë,furnizonte klientët 'VIP'€në pranga një në kërkim
TIRANE- Po prisnin klientët për të këmbyer 1 kg kokainë me para në qendër të kryeqytetit në rrugën “Vllazën Huta” prangosen në flagrancë dy trafikantë dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
 
Prej disa javësh policia e Tiranës në rrugë operative kish marrë informacion për shtetasit Gjergji Gjinaj që shihni në foto ish efektiv policie dhe Ismail Allushin.
 
Për këta shtetas informacioni ishte se pas dënimeve të mëparshme nga drejtësia për trafik droge e falsifikim dokumentesh ishin rikthyer aktivitetit të paligjshëm të trafikut.
 
Nën operacionin e koduar “January” agjentët e antidrogës kanë ndërhyrë mbrëmjen e djegshme ku fillimisht është ndaluar Allushi si personi që siguronte drogën, kokainë dhe heroinë e më pas Gjinaj.
 
Ky operacion nuk ka mundur të prangos të tre trafikantët pasi 41 vjecari Arnold Kurti, zyrtar pranë drejtorisë rajonale të patentave në Tiranë u arratis.
 
Kurti ka mundur të largohet duke carë rrethimin e policisë dhe është larguar me automjetin e tij tip 'Audi'.
 
Tashmë ai është identifikuar dhe blutë kanë bllokuar të dhënat e tij në sistemin TIMS për të mos e lejuar të largohet jashtë vendit, ndërsa roli i tij në këtë grup ishte të patrullonte rrugën ku kryhej trafiku i drogës nëse kishte prani policësh apo persona të panjohur.

kokaina tirane
 
Përveç drogës të dyshuarve i janë sekuestruar dy automjete, 6750 euro 12 aparate celularë, dhe një armë pushkë sportive model snajper.
 
Kjo është sasia më e madhe e kokainës zbuluar nga policia e Tiranës në 6 mujorin e fundit ndërsa dyshohet se ky grup furnizonte lokalet dhe klientët “Vip” që për 1 gramë kokainë paguanin deri në 100 euro.

[gallery]20759[/gallery]
Deklarata e policisë së Tiranës
Finalizohet operacioni "January"
 
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë
 
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, shpallet një në kërkim
 
Më datë 25.01.2017, Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Sepeciale, finalizuan me sukses operacionin "January", duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
 
1. Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
 
2. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Fallsifikim të dokumentave".
 
Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi:
- A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
 
Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.
 
Më konkretisht, arrestimi i këtyre shtetasve ka ndodhur si më poshtë:
Më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën "Vllaznit Huta", është konstatuar automjeti tip Fiat "500", me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.
 
Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt "Kokaine", e cila rezultoi me peshë 978 gramë.
 
Nga informacionet e marra dhe nga kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit "Heroinë".
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjinaj, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt "Kokainë", një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej 6750 euro.
 
Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:
 
- 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
- 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
- 1 pushkë sportive.
- 12 aparate celularë të markave të ndryshme.
- 2 automje të markave të ndryshme.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë