TIRANE - Një 41 vjeçar shpërndarës kokaine është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar 104 gr kokainë. Në prangat e policisë ka rënë Agim Hoxha, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT.

41 vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar fillimisht në automjetin e tij tip Golf 4 me targa AA 260 FJ,  iu zbuluan 3 gram kokainë. Ndërkohë në banesë iu zbuluan edhe 101 gram të tjera kokainë, sasi e gjitha kjo e ndarë në 300 doza. Po ashtu i janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 1 krehër me dy fishekë, 2 kompjuter lab-top, 4 tableta portabël, 18 telefona celulare, 2 mjete dhe një shumë e konsiderueshme parash e eurosh.

Burime nga policia për A1 Report bëjnë të ditur se 41 vjeçari dyshohet se shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Po ashtu Hoxha rezulton të jetë një precedent penalë, i cili edhe më parë është dënuar për shitje të lëndëve narkotike.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

tirane

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)