Tiranë-Policia i ka ardhur në ndihmë 4 turistëve çekë, pasi kishin ngecur te 'Shpella e Pëllumbasit', gjatë eksplorimit të natyrës në këtë zonë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar gjatë eksplorimit, kanë shkuar për ti ardhur atyre në ndihmë.

Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.