TIRANE - Nga sot 10 milionë pasagjerë në vit të linjës Kombinat-Kinostudio do të lëvizin me autobusë të rinj. Vetë Kryetari i bashkisë së Tiranës hipi në një prej këtyre autobusëve për tu ndalur në Rrugën e Kavajës ku do të merrte pjesë në një ceremoni në Kishën Katolike me rastin e 20-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri.

”Këto autobusë do tu vihen në shërbim 10 milionë passagjerë në vit të linjës Kombinat-Kinostudio. Kjo është një ditë e veçantë për Bashkinë e Tiranës, se përmbushëm premtimin për zëvendësimin e linjës ekzsistuese aspak praktike të Tiranës, me autobusë të rinj të sapo ardhur e të licensuar nga Bashkia. Këto janë autobusët e rinj, që do të zëvendësojnë ata të vjetrit me kushte shumë të këqija të linjës Kombinat-Qendër-Kinostudio. "- tha Basha. Linjas është privatizuar nga kompania "Shaga Trans"

Kjo linjë urbane shtetërore kishte autobusë shumë të vjetër dhe jashtë standardi për një udhëtim brenda qytetit, ndërsa Bashkia e Tiranës i ka zëvendësuar ata me të rinj dhe bashkëkohorë. Kjo i ofron qytetarëve një udhëtim më komod.

autobus


Sipas bashkisë autobusët janë me të gjithë parametrat dhe me kapacitet 100 pasagjerë secili, 16 të tjerë priten ti bashkohen.

Ato do të funksionojnë gjatë verës me orar 05:00- 24:00 dhe 05:00- 23:00 gjatë dimrit. “Kjo bën harrimin e kushteve të tejzgjatura të këqija, për pasagjerët dhe ofron cilësi të mirë shërbimi. Shpreh dëshirën të mos kemi akuza se e kopjuam”- tha Basha.

basha me njerez

(Basha në autobus)

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)