Tiranë, korsia më e re e biçikletave të çon te Parku i Liqenit

Tiranë, korsia më e re e biçikletave të çon te Parku i Liqenit

Kryebashkiaku Veliaj duke pedaluar

Bashkia e Tiranës deklaron se është duke revolucionarizuar transportin e saj qytetas, ku krahas ardhjes së 4 mijë biçikletave Mobike, puna vijon paralelisht edhe për zgjerimin e rrjetit të korsive të dedikuara për të mbrojtur pedaluesit.

Këto ditë në kryeqytet janë shtuar të tjera rrugë të cilat janë të pajisura me korsi të dedikuara për çiklistët, që jo vetëm do të lehtësojnë qarkullimin e tyre, por njëkohësisht edhe do të rrisë sigurinë e jetës. Një nga korsitë e reja, sipas bashkisë është ajo që të çon në drejtim të Parkut të Liqenit, një nga zonat më të frekuentuara në qytet.

Tashmë në rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese  po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet europiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta.

Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e dyrrotakëve, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë promovimit të lëvizjes me biçikleta, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme. Për herë të parë Bashkia e Tiranës ka vendosur një fond të posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e saj dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

Ora 11:34
FOTO/ Korsitë e reja të biçikletave në Tiranë
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

    BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor